HomePolitikë

“Sa turp për Europën”, Rama bën deklaratën e fortë nga Brukseli

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku do të mbahet samiti dy ditor i Bashkimit Europian për të vendosur nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u çelen Negociatat. Në deklaratën e shkurtër për mediat e huaja dhe ato shqiptare në “kryeqytetin” e BE, Rama tha se është një turp i madh për Europën që dy vende të NATO-s merren peng nga një tjetër vend i NATO-s dhe 26 shtetet e tjera vëzhgojnë këtë shfaqje të frikshme.

Rama shtoi se nuk pret që sot të ketq një lajm pozitiv për Negociatat edhe pse në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Bullgari ra qeveria pas një mocioni mosbesimi në Kuvend.

“Jua kam thënë dhe po e përsëris, përkundër optimizmit të ngutur të disave dhe këtu në Bruksel, nuk pres që të zgjidhet asgjë në Bullgari. Por ndërkohë nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës, nën vështrimin e 26 shteteve të tjera, që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë në romanin e famshëm. Do të jetë një motiv. Do flasim më vonë kur të kemi konferencën për shtyp”, tha Rama.


TË NGJASHME