HomeSport

Sadiku nuk ndalet në gola, por s’mjafton për Malagan…

Armando Sadiku godet sërish. Sulmuesi elbasanas ka gjetur golin e dytë dhe atë të avantazhit të përkohshëm për Malagan në ndeshjen e luajtur në shtëpi përballë Mirandes, skudër të cilës i kishte shënuar edhe fazën e parë duke hapur serinë e golave me fanelën e re. Lojtari i Kombëtares shqiptare u bë autor i një realizimi tepër të vështirë e të bukur në minutën e 65-të të takimit. Por që si përfundim nuk shërbeu për më tepër se një pikë, përderisa Mirandes barazoi rezultatin në 2-2.

Ky ishte goli i 8-të në këtë kampionat për Sadikun, gjatë 19 ndeshjeve të tij, teksa vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtar për skuadrën e tij që ka aq shumë nevojë për pikë.Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur si titullar sfidën, ndryshe nga shqiptari tjetër Keidi Bare, i cili është kthyer nga dëmtimi, mirëpo është lënë pushim, pasi i duhet pak kohë që të rigjjë formën e duhur. Gjithashtu, mesfushori është edhe në qendër të një tratative merkato me Getafen dhe mund të largohet shpejt nga Malaga.


TË NGJASHME