HomeSport

Sadiku si Icardi, jashtë planeve të Levante

Sulmuesi Kombëtares Shqiptare Armando Sadiku, nuk po kalon një moment të mirë në Spanjë te skuadra e Levantes. Sadiku nuk është më në planet e trajnerit Paco Lopez dhe madje në mediat spanjolle thuhet se shqiptari po trajtohet si Icardi te Interi.

Levante kryen teste mjekësore dhe shqiptari nuk është grumbulluar në asnjë ndeshje, por tanimë nuk stërvitet as me shokët e skuadrës. Gjatë seancave stërvitore, Sadiku dhe dy lojtarë të tjerë kryejnë vetëm ushtrimet e nxehjes e më pas largohen nga ekipi dhe punojnë veçmas, ndërkohë që skuadra e Levantes punon nën urdhrat e trajnerit Paco Lopez.

Bomberi i Kombëtares është blerë për gati 1 milion euro dhe në këto kushte, klubi spanjoll pret ofertë të rëndësishme për ta lënë të lirë shqiptarin. Sadiku u rikthye vjet në gjysmën e dytë të sezonit pas dëmtimit të rëndë në gju për të cilin kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale.


TË NGJASHME