HomeSociale

Sahit Dollapi rikthehet në protestë. Basha dhe Vasili i bashkohen tubimit

Në një kohë që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues të opozitës, tubuesve i është bashkuar dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Basha është shoqëruar me të rinjtë e forumit rinor të PD-së, protestës po i bashkohen dhe drejtuesit të LSI-së, të cilët kryesohen nga Petrit Vasili.
Ndërkohë që në këtë protestë mungon kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është nisur për një udhëtim jashtë vendit.

Gjithashtu një muaj pas përplasjes me policinë dhe dëmtimit në gju dhe shpatull, sot në krye të protestës është Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD.


TË NGJASHME