HomePolitikë

Saimir Tahiri flet pas votimit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar se do të donte që e gjithë kjo që ndodhi në politikën shqiptare të mos kishte ndodhur, ka theksuar pasi votoi sot në qëndrën te Parku Olimpik i Tiranës se ka ushtruar të drejtën kushtetuese.

“Kam ardhur për të votuar është një e drejtë e imja kushtetuese dhe e cdo qytetari do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur debati të ishte për më pak taksa, më shumë shërbime, qeverisje më të mirë. Uroj që kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët”- tha ai.

Do ta respektoni ju dekretin e Metës për votime në 13 tetor?

Ka shumë kohë deri atëherë, unë sot votova

Ju jeni përfolur si rival i Veliajt, do donit të ishin në këtë garë?

Nuk ka lidhje

Ka pasur të arrestuar, mendoni se po gabon policia si po sillet?

Pyesni Sandrin për këtë, Sandrin ministtin, por gjithsesi unë uroj që të shkojë gjithçka mirë, nuk e meritojnë njerëzit që të shohin tmerr në televizor, këto janë zgjedhje si ti administojmë më mirë qytetet.


TË NGJASHME