HomeAktualitet

Saimir Tahiri rimer pasaportën dhe bën një paralajmërim

Pas një seance maratonë prej më shumë se 90 minutash, Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur të shfuqëzojë vendimin për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit.

Që nga ky moment, Tahiri, me vendim të formës së prerë, ka mundur të marrë pasaportën nga gjykata dhe do mund të dalë jashtë shtetit. Ditën e sotme, Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia apeluan vendimin  për bllokimin e pasaportës që i ndalonte daljen jashtë shtetit deputetit.

“Paraqitëm prova të reja. Nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të prishë provat”, tha avokati Haxhia.

Avokati Haxhia theksoi se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re që Gjykata të marrë vendimin për t’i bllokuar lëvizjen jashtë vendit. Vetë deputeti Tahiri deklaroi javë më parë se nuk e shqetëson kjo masë sigurie por principi mbi të cilin është vendosur ndërsa u shpreh i gatshëm që hetimit t’i shkohet deri në fund.

“Do flas shumë shpejt”, paralajmëroi në daljen e tij të fundit para gazetarëve ish-ministri.


TË NGJASHME