HomeShowbiz

Sakrifica e Chris Hemsworth për “Avengers”

Për të arritur synimin dhe imazhin për një rol të caktuar, aktorët shpesh janë gjendur para sfidave të vështira. Nuk bën përjashtim as Chris Hemsworth. Trajneri i tij personal, Luke Zocchi tha se ylli i filmit “Avengers: Endgame” ka qenë në një dietë thuajse 95% vegane, për të arritur fizikun për personazhin e tij.

“Chris ka qenë në një trajtim jo të lehtë për të arritur formën e duhur. I lejohej të konsumonte në sasi shumë të vogël mish, vetëm një herë në tri ditë, për Avengers 3 dhe 4. Por, për të marrë proteinat e nevojshme ka konsumuar ushqime të tjera”.

“Duhej të konsumonte 6 racione, për 3500 kalori në ditë, për të pasur fizikun e superheroit. Por, dhe është ushtruar fizikisht dy herë në ditë”, -tha Zocchi.


TË NGJASHME