HomeSport

Salah i del në mbrojtje të Koulibalyt pas koreve raciste

Mohamed Salah i ka dërguar një mesazh solidarizimi Kalidou Koulibalyt pas koreve racore gjatë humbjes së Napolit nga Interit mbrëmë.

Qendër mbrojtësi ishte subjekt i këtyre ofendimeve derisa ishte duke u larguar nga fusha pasi u ndëshkua me karton të kuq. Salah postoi një foto në twitter  përkrah tij me përshkrimin: ”Nuk ka vend për racizëm në futboll. Nuk ka vend për racizëm askund”.

Salah është njëri prej shumë yjeve që i dolën në krah Koulibalyt të enjten, edhe  Cristiano Ronaldo i dërgoi mesazh qendër mbrojtësit në rrjetet sociale.

”Në botë dhe në futboll, unë gjithnjë dua edukim dhe respekt. Jo racizimit dhe ndonjë sulmi apo diskriminimi”, shkroi Ronaldo.


TË NGJASHME