HomePolitikë

Salianji denoncon të tjerë zyrtarë

Partia Demokratike ka vijuar sot denoncimin e zyrtarëve të emëruar në administratë por që kanë qenë më parë të dënuar.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një dokument ku tregohet se sekretari i Bashkisë së Delvinës, Shkëlqim Haxhi ka qenë i dënuar për shpërdorim detyre.

Sipas Salianjit ky person është dënuar 6 herë dhe me ironi ai thotë se për këto merita është përzgjedhur në pozicionin e sekretarit në Bashkinë e Delvinës.

Ose kryetari ose sekretari me patjetër!

Kjo ësht? moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës.

Në Bashkinë Delvinë sekretari i ri Shkëlqim Haxhi, i dënuar se paku 6 herë dhe fiks për këto merita është përzgjedhur!” shkruan Salianji.


TË NGJASHME