HomePolitikë

Salianji: PD e gatshme që sot për zgjedhje

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se Partia Demokratike është e gatshme dhe e përgatitur “që sot për zgjedhje”.

Nga Korça, Salianji u shpreh se në vend ka një vlim të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë, ndërsa shtoi se PD është  e gatshme t’i japë “fund një sistemi qeverisës ku Kryeministri ka delirin se kontrollon dhe lindjen e Diellit dhe kur del hëna”.

Postimi i plotë:

Korçë, Partia Demokratike e gatshme dhe e përgatitur që sot për zgjedhje!

Të gatshëm ti japim fund një sistemi qeverisës ku Kryeministri ka delirin se kontrollon dhe lindjen e Diellit dhe kur del hëna, kur pushon shiu apo kur mbijnë bimët.

Në Shqipëri ka një vlim të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë dhe besim tek opozita, vetëm ditët e fundit ka një vërshim të të rinjve dhe intelektualëve që kërkojnë të japin kontributin e tyre për ta ndryshuar Shqipërinë nëpermjet Partisë Demokratike.


TË NGJASHME