HomePolitikë

Salianji reagon pas ngjarjes te Ministria e Brendshme

Vetem pak pas lajmit per vjedhjen e magazines se Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, te MB, nga persona ende te paidentifikuar ka reaguar ish-deputeti i PD-se, Ervin Salianji.

Me nje shenim te bere ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, salianji ironizon me institucionin e rendesishem prej nga presin mbrojtje shqiptaret.

“Vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket”-shkruan ai.

Reagimi i Salianjit 

Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!????

Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë!

Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket.


TË NGJASHME