HomeRajon

Salvini reagon mbi situatën në Libi

Kaosi i madh i krijuar në Libi ka bërë që të reagojë dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

Ai ka thënë se situata në Libi ka rritur rrezikun e terroristëve në varkat e emigrantëve libianë të nisura drejt Italisë.

“Portet e vendit do të mbeten të mbyllura. Kjo për shkak të rrezikut terrorist. Në varkat me emigrantë që vijnë nga Libia, ka edhe terroristë. Për sa kohë është ky realitet, portet italiane do të mbeten të mbyllura”, është shprehur Salvini.

Salvini nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse politika e tij e ashpër migratore do të ndryshojë, në rast të shpërthimit të një lufte totale në shtetin libian.


TË NGJASHME