HomePolitikë

Samiti i Diasporës, Basha i kthehet Ramës: Nuk mund ta pranoj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për Samitin e Diasporës, i cili ka nisur punimet sipas një axhende të bërë publikeTiranë.

Shefi i selisë blu shkruan se ndaj diasporës kemi një borxh të madh, ndërsa thekson se ai nuk mund ta pranojë kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi Evropën me azilkërkues.

Ai pohon mes tjerash se Shqipëria ka nevojë të pakursyer nga Diaspora dhe Partia Demokratike është e hapur për të bashkëpunuar për ndërtimin e vendit dhe zhvillimin e tij, duke ndjekur vlerat demokratike.

Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit.

Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë” shkruan Basha në “Twitter”.


TË NGJASHME