HomePolitikë

Samiti i Parisit, Haradinaj: Kosova i ka qëndrimet e veta, mund të ketë shtyrje

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se Kosova i ka qëndrimet e veta për temat që priten të diskutohen në Samitin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ai tha se mund të ndodh që Samiti i Parisit të shtyhet nëse përgatitjen nuk janë bërë sic duhet.

“Sa i përket Samitit të Parisit, nëse përgatitjet shkojnë mirë, me siguri së do të mbahet. Por nëse nuk janë kryer përgatitjet, mund të shtyhet. Në Kosovë gjendja është mirë, në mes të institucioneve. Kemi koordinim të mjaftueshëm. Kam bë përpjekje për koordinim. Jemi të ndërtuar mirë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Për takimin në Paris ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se me shumë gjasë nuk do të mbahet.

Më herët edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se pa e hequr Kosova taksën, Serbia nuk do të shkojë në Samitin e Parisit.

Ndërkohë në deklarata të mëparshme, Haradinaj pati thënë që për dështimin e mundshëm të takimit në Paris, askush nuk mund të drejtojë gishtin nga Kosova.


TË NGJASHME