Lajme Teknologji

Samsung do të lançoj Galaxy A8 më 10 dhjetor

Samsung promovoi lançimin e Galaxy A8 disa javë më parë kur po lançonte një çift pajisjesh të reja në Kinë. Informata që kompania lëshoi në atë kohë sugjeroi që pajisja do të kishte një lloj të ri të ekranit. Pak më shumë për ekranin u bë e ditur në SDC 2018 muajin e kaluar.

Galaxy A8 pritet të posedoj ekranin Infinity-O. Samsung ka konfirmuar tashmë se do të zbulojë këtë pajisje më 10 dhjetor.

Ekrani Infinity-O siguron një mënyrë të re që zëvendëson shiritin e zi në ekran, diçka që Samsung nuk ka adoptuar për telefonat e tyre ende.

Samsung është duke theksuar këtë karakteristikë unike të Galaxy A8 në një promo që u shfaq në Weibo në Kinë sot.

Celulari do të zbulohet më 10 dhjetor në Pekin. Është ende e paqartë nëse Samsung do të lançojë modelet e reja Galaxy A8 diku tjetër.

Ende nuk janë njoftuar specifikat tjera të Galaxy A8, por ka më pak se një javë derisa pajisjet të dalin në treg.

Related posts

Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë

Mila

Vizat amerikane, rregullat e reja

Klaudia gotanews

Lulzim Basha reagon pas përgjimeve të Bild

Mila
Na Kontaktoni!