HomeTeknologji

Samsung do të shfaqë zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus

Samsung Galaxy S10 më në fund do të lançohet ditën e nesërme. Por gjithsesi disa të dhëna mbi telefonin jane bërë publike që në muajin Shkurt.

Varianti standard i serise se re Samsung Galaxy S10 do të vijë me një ekran 6.1 inç dhe konfigurim me tre kamera në pjesën e pasme, plus një kamera para të shoqëruar nga një sensor zbulimi tre-dimensional. Përveç kësaj, do të shfaqë Snapdragon 855 – SoC më të fundit të Qualcomm për celularë të nivelit të lartë – deri në 12GB RAM dhe 512GB hapësirë të brendshme.

Nga interneti na vjen një tjetë konfirmim se si do të jetë Samsung Galaxy S10 me fotokamerat e saj të pozicionuara në mënyrë horizontale!

Siç është raportuar më parë, telefoni në fjalë ndoshta do të jetë një variant 5G i Galaxy S10. Vlen të përmendet, megjithatë, që jo të gjitha pajisjet e serisë Galaxy S10 do jenë në përputhje me 5G.

Duket se ideja per shpalljes e smartphonit 5G gjatë kongresit botëror të celulareve 2019 është të shënojë hyrjen e markës si një nga kompanitë e para me gjeneratën e pestë të rrjeteve mobile.

Fillimisht, telefonat 5G të markës mund të kufizoheshin në vendin e tyre të origjinës, Korenë e Jugut, dhe më vonë do dalin në Shtetet e Bashkuara duke pasur parasysh se Koreja e Jugut dhe SHBA do të veprojnë me rrjetin 5G në gjysmën e parë të vitit 2019.

Siç mund ta shihni, imazhet gjithashtu përshkruajnë një nga aplikacionet e reja në ndërfaqen e Samsung Galaxy S10. Le të flasim për Samsung Blockchain KeyStore, një portofol i vërtetë i dedikuar për menaxhimin e kriptomonedhave direkt nga telefoni juaj, me aftësinë për të krijuar një të re ose për të importuar një ekzistues. Aplikacioni gjendet brenda menusë Cilësimet, Të dhënat biometrike dhe Siguria.

Celulari i ardhshëm Samsung Galaxy S10 duket sikur mund të jetë diçka e veçantë për të festuar siç duhet numrin 10-të të familjes. Është pak a shumë e konfirmuar se Galaxy S10 do të jetë pajisja e parë e Samsung për të shfaqur skanerin e gjurmëve të gishtave nën ekran. Por tani ne e dimë – nëpërmjet një burimi nga Korea se çfarë konfigurimi do të presim nga kamera e pajisjes.

Tani, në një përpjekje për të joshur sa më shumë blerës, një raport nga korea e jugut thotë që samsung do të mbushë galaxy s10 me konfigurimin e trefishtë të kamerës dhe një sensor 3d.

Kjo do të bëjë Samsung Galaxy S10 të jetë më i shpejtë se iPhonet e rinj.


TË NGJASHME