HomeTeknologji

Samsung është duke punuar për telefona të palosshëm

Samsung ka vendosur të ndjekë teknologjinë më të fundit Samsung Galaxy Fold e cila është zbuluar kohët e fundit dhe ka të bëjë me telefona të palosshëm.

Sipas Bloomberg, Samsung është duke punuar me dy telefona të tjerë të palosshëm dhe po eksperimenton për formatin e tyre. Samsung ka treguar qartësisht se kjo do të jetë teknologjia më e përparuar deri më tani.

Por për sa i përket të dhënave të pajisjeve Samsung nuk ka dhënë asnjë koment. Është përmendur vetëm se një nga pajisjet do të ketë një dizajn të ngjashëm me formën e guacës. Tjetri do të vijë i ngjashëm me Huawei Mate X.

Pajisja është projektuar me një ekran ekstra në pjesën e jashtme.

Por Samsung mund të vendosë edhe ta heqë atë në bazë të komenteve për ekranin mbulues të Galaxy Fold.

Duke treguar se çfarë mund të bëjë me një ekran të palosshëm, është vetëm një çështje kohe para se Samsung të arrijë të rrokullisë pajisje shtesë me përmirësime të mëtejshme.


TË NGJASHME