HomeTeknologji

Samsung sjell laptopin më të ri, Chromebook Plus V2 me rrjet LTE

Në qershor, Samsung prezantoi serinë e re të Chromebook Plus të konvertueshme, me një rrotullim prej 360 shkallësh për ekranin, si dhe mbështetjen e stilolapsit. Tani, pajisja po merr një variant të ri që shton mbështetjen LTE, duke mundësuar lidhjen në internet, pa nevojën e Wi-Fi.

Pajisja ruan të njëjtit përbërës si ato që gjenden në modelin e lançuar më parë këtë vit. Kjo do të thotë se pajisja do të ketë një ekran Full HD 12.2-inç, 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Sa i përket fuqisë procesuese, një Intel Celeron 3965Y e drejton atë.

Kur promovoi Chromebook Plus V2, Samsung deklaroi se ishte “projektuar për njerëzit që nuk pushojnë së lëvizuri”, dhe shtimi i LTE përsërit atë deklaratë.

“Me Samsung Chromebook Plus V2 (LTE), ne po sjellim në treg një pajisje premium me një çmim të volitshëm. Kjo do të ndihmoj konsumatorët të bëjnë gjëra që nuk ishin në gjendje të bënin më parë – të lidhnin pajisjet e tyre primare, të tilla si Chromebook, kudo dhe kurdo. ”

Çmimi “i volitshëm” i përmendur më sipër është $599, një rritje prej 100 dollarëve prej modelit Wi-Fi. Do të jetë e disponueshme përmes faqes së internetit të Samsung-ut duke filluar nga 2 nëntori dhe do të shitet edhe nga Best Buy dhe Verizon në SHBA./telegram


TË NGJASHME