HomePolitikë

Sanders anulon fushatën për zgjedhjet presidenciale, mësoni arsyen

Njëri ndër kandidatëve kryesor për të fituar zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor të vitit 2020 në Amerikë, demokrati Berni Sanders, ka njoftuar se do të anulojë turin elektoral deri në një njoftim të dytë.

Shak për këtë vendim të papritur është bërë gjendja e tij shëndetësore. Gjatë fushatës në Las Vegas, Nevada, Sanders pati një dhimbje të papritur në gjoks, dhe u detyrua që të shtrohet në spital.

Këshilltari i tij i Lartë Jeff Weaver, ka njoftuar se 78-vjeçari ka bërë një operacion pasi ka pasur bllokim në arterie dhe se për momentin fushata e tij është anuluar.

“Pas vlerësimit dhe testimit mjekësor, atij iu gjet se kishte bllokim në një arterie dhe dy stente në të cilat ka pasur ndërhyrje me sukses. Të gjitha aktivitetet e parashikuara në ditët në vazhdim janë anuluar dhe do iu mbajmë në kontakt për zhvillimet e reja,” ka njoftuar Weaver.Xh

Gjithashtu këshilltari shtoi më tej se Sanders është në gjendje që të bisedojë dhe është shumë optimist por do të pushojë gjatë ditëve të ardhshme.

Sondazhet kanë treguar se Sanders është i treti në garën demokratike pas senatores së Masaçusets Elizabeth Warren dhe ish-zv/presidentit Joe Biden.


TË NGJASHME