HomeSport

Santi Cazorla i magjishëm, Reali tanimë 7 pikë larg kreut

Real Madrid ka marrë vetëm një pikë nga transferta ndaj Villarreal, takim ky që përfundoi me rezultatin 2–2. Heroi i nëndetëses së verdhë ishte Santi Cazorla, i cili u bë protagonisti i takimit të sotëm me dopietën e tij.

Villarreal e filloi ndeshjen në mënyrë të përkryer, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e tretë. Santi Cazorla shrytëzoi siç duhet një top të shkëlqyer të sulmuesit nigerian Samuel Chukwueze dhe i dha avantazhin skuadres, por Reali përmbysi gjithçka me golat e Karim Benzema dhe Raphaël Varane.

Në pjesën e dytë, një dëmtim i Gareth Bale, ndikoi shumë në lojën e “Los Blancos”, që filluan të humbisnin terren. Në minutë e 82-të, të takimit, Santi Cazorla shënoi golin e 2, duke gjuajtur siç duhet me kokë një krosim të Pablo Fornals, diçka shumë ironike, pasi kemi të bëjmë me një lojtar 1.68 centimetra të gjatë.

https://www.youtube.com/watch?v=XsYczaDg0eA


TË NGJASHME