HomeShowbiz

Sara komenton puthjen e saj me Atdheun: Ja si u ndjeva në atë moment

Sara është vajza e re që ka hyrë në Për’puthen dhe duket se hyrja e saj është komentuar shumë. Por ishte puthja me Atdheun një ndër më të komentuarat pasi u konsiderua shumë shpejt. Ajo komentoi me ironi se e mendonte që më përpara dhe fantazitë e saj janë +18.

Pyetje: Je seriozisht për Atdheun në Përputhen?

Sara: Aman i hëngri mola për Për’puthen. Mos u kapni tek puthja, çfarë prisni ta marr të martohem.

Pyetje: Si u ndje kur e puthi Atdheun?

Sara: U shkriva komplet. Kisha filluar të fantazoja, po nuk i them dot, janë +18. Dëshira ekzistonte që para se të futesha në emision

Pyetje: Në qoftë se të puth dikush tjetër, do e pranoje si Atdheun? Përshembull Mevlanin?

Sara: Jo se nuk vdiqa.

Pyetje: Pse je kaq e afruar me djemtë?

Sara: I dua meshkujt, çfarë të bëj.

Juli: Duhet të zgjedhësh, jemi sa një skuadër futbolli.

Pyetje: Ke hyrë në Për’puthen për të arritur famë për muzikë?

Sara: Jam marrë me muzikë para 3 vitesh dhe po të doja e mbaja Instagramin dhe famën që kisha. Nuk e shoh aty veten time në të ardhmen. Kam hequr dorë përfundimisht.

Pyetje: Sa tattoo ke në të gjithë trupin?

Sara: 22, do bëj dhe një tjetër.

Pyetje: Pse e zgjodhe Andin në takim?

Sara: Ka qenë në pëlqimet e mia.


TË NGJASHME