HomeShowbiz

Sara uron Vjollca Hoxhën me një foto të papublikuar nga dasma!

Për Sarën, gruaja model është vetë nëna e saj Vjollca Hoxha.

Trashëgimtarja e Top Channel ka publikuar sot një foto nga dasma e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Që kur e ka bërë profilin e saj privat në Instagram,Sara Hoxha nuk ka publikuar shumë foto nga dasma që mbajti në gusht 2018 pranë liqenit të Comos në Itali.

Herë pas here ajo na mahnit me fotot e dasmës, të cilat i publikon në raste të veçanta, si sot.

Nëna e Sarës, zonja Vjollca shfaqet e veshur mjaft elegante në dasmën e së bijës me fustanin e Sarës në duar.

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Dritan Hoxha, Vjollca rriti e vetme 4 fëmijët: Lori, Sara, Redia dhe djalin e vogël Itan.


TË NGJASHME