HomeUdhëtime

Saranda edhe në nëntor destinacion i rreth 2 mijë turistëve

Saranda edhe në muajin nëntor vijon të jetë destinacion i turistëve të huaj, të cilët udhëtojnë me kroçera drejt qytetit bregdetar.

Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “dje mbërriti kroçera “Msc Sinfonia” me rreth 1980 turistë në bord, që vijnë nga vende si Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, Rusia, Uruguaji, Zelanda e Re”.

Sipas portit, kroçera erdhi nga Santorini dhe do të shkoj në portin e Dubrovnikut, Kroaci.
Turistët vizituan pikat turistike të Sarandës si parkun e Butrintit dhe Syrin e Kaltër.

Sipas portit, kjo kroçerë do të vizitojë qytetin e Sarandës edhe disa herë të tjera brenda këtij viti.

Në 30 tetor të këtij viti kroçera “Msc Sinfonia” solli në Sarandë rreth 2291 turistë nga vende të ndryshme të botës.

Për vitin 2019 porti i Sarandës është rezervuar nga 42 kroçera, që do të prekin qytetin dhe do të vizitojnë pikat turistike të tij.

Saranda njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.


TË NGJASHME