HomeLajmi i Fundit

Sarandë/ E moshuara gjendet pas disa ditësh e vdekur në banesë

Një grua e moshuar rreth 80 vjeç është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Sarandë.

Viktima e identifikuar si Lefteri Talo u gjet nga policia, pas njoftimit te banoreve në lagjen nr.4 të qytetit, se kishin dite pa e pare te dilte nga banesa.

Talo jetonte e vetme ne nje apartament, ndërkohë që është nënë e dy vajzave, të martuara. Dyshohet vdekje natyrale. Trupi u transportua ne morgun e spitalit. Konkluzioni mjeko ligjor do te përcaktojë edhe shkakun. Ka nisur hetimi ndërsa u tha se nuk kishte shenja dhune.