HomeSociale

Sarandë/ Familja e gjen pa ndjenja, i riu dërgohet në spital

Familjarët kanë gjetur pa ndjenja, e më pas kanë dërguar të pajetë në spital djalin e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Sarandë dhe viktimë është një 32 vjeçar, me emrin Sokol Ibrahimi.

Familjarët e gjetën pa ndenja brenda në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë por ka qënë e pamundur të shpëtonte. Nga hetimet e para, shkak dyshohet të ketë qenë overdoza, por priten hetimet e plota për të dhënë versionin për ngjarjen.


TË NGJASHME