HomeSociale

Sarandë, makina përplas 3 kalimtarë, vdes 35-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen nga ndodhur sot në Sarandë, ku një person ka humbur jetën dhe u plagosën dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.

Si pasojë e goditjes, shtetësia me inicialet L.B., 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S., 33 vjeç dhe G.S., 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimitrrethanave.


TË NGJASHME