HomeShowbiz

Sarp-it ia paska rrëmbyer zemrën aktorja e famshme

Të gjitha vajzat “u dashuruan” me aktorin Çagatay Ulusoy, i cili luante rolin e Sarp-it në serialin ‘I infiltruari’. I guximshëm dhe shumë simpatik, ai arriti të fitonte zemrat e të gjithë publikut dhe me sa duket, ka fituar edhe zemrën e koleges së tij.

Po flasim për komisaren Sema që aktronte përkrah aktorit.

Mediat turke kanë bërë të ditur se dy aktorët janë në një lidhje dashurie, por edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje të shumta, çifti është shumë i dashuruar.

Verën që lamë pas, Çagatay Ulusoy dhe Duygu Sarisin janë fotografuar shumë herë nga paparacët në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa tani preferojnë ta jetojnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së mediave.


TË NGJASHME