HomeSport

Sarri e zëvendëson sërish, Ronaldo largohet i irrituar

Mesa duket, raportet mes yllit portugez Cristiano Ronaldo dhe teknikut të Juventus Mauricio Sarri nuk janë nga më të mirat.

Në ndeshjen e mbrëmshmë ndaj Milan, tekniku italian vendosi sërish të zëvendësonte Ronaldon në minutën e 55-të, vendim ky që nuk është pritur fare mirë nga futbollisti portugez.

Ronaldo u pa të largohej i irrituar duke mos ndaluar në stol, por duke u drejtuar drejt e në dhomat e zhveshjes. Sipas “Sky Sport”, Ronaldo, nuk ka pritur as fundin e ndeshjes, duke u larguar 3 minuta para përfundimit.

Megjithatë zgjidhja e Sarrit për zëvendësimin e Ronaldos, ka qenë e goditur pasi nga lojtari që e zëvendësoi, Polo Dybala erdhi dhe goli i fitores që i siguroi 3- pikëshin bardhezinjve.


TË NGJASHME