HomeSport

Sarri: Kurorëzuam në mënyrë perfekte një sezon thuajse të dështuar

Për Maurizio Sarrin, sezoni i parë që drejtonte një skuadër jashtë Italisë nuk ka qenë fare i lehtë, si fillim ai u adhurua nga tifozët e Chelsea, më pas shijoi urrejtjen e tyre, por fundi ishte një histori e bukur me plotë kuptimin e fjalës. Fillimisht Chelsea siguroi një biletë për Champions League, kurse fitimi i Europa League, ishte kurorëzimi perfekt i një sezoni që fillimisht u duk si një sezon i dështuar. Zhurma e madhe mediatike për të ardhmen e teknikut Sarri, atmosfera në dhomat e zhveshjes, ka qenë gjithmonë si një minë gati në të shpërthyer, megjithatë fitorja e Europa League ishte përgjigja më e mirë që Sarri mund të jepte pët të gjithë kritikët. Në këtë mënyrë, Sarri do të ketë mundësi ti parashtrojë edhe njëherë kërkesën e tij presidentit Abramoviç, për të qëndruar në Premier League nën drejtimin e ekipit.

“Tani është momente për të festuar, më pas jam i detyruar të takohem me presidentin Abramovic. E ardhmja te Juventus? Unë e dua Napolin, vitin e shkuar zgjodha një skuadër jashtë Italisë, për të mos shkuar direket në një tjetër skuadër në Serie A. Tifozët e Napolit do të kenë gjithnjë respektin tim, por profesioni mund të dërgoj në rrugë të tjera. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve të Napolit pasi nuk pata mundësi që ta përjetoj diçka të tillë kur isha pjesë e tyre. Kam ende dy vite kontratë, kohët e fundit e kanë bërë të sigurt kalimin tim te Roma, më pas te Milan dhe në fund te Juve. Për sa kohë janë gjëra që lexohen në gazetë për mua nuk kanë asnjë efekt”.

Në fund Sarri ndalet duke analizuar sezonin e tij të parë në Londër: “Siguruam një vend në Champions League nga Premeir League, iu siguroj se nuk është aspak e lehtë. Kemi zhvilluar dhe dy finale. Në Europa League kemi marrë 12 fitore dhe 3 barazime. Në fund fituam kundër një skuadre të fortë. Është një sezon që mund ta vlerësoj me 8-9, u shpreh trajneri i Chelsea.


TË NGJASHME