HomeLajmi i Fundit

Sauk, ja si policia parandalon tragjedinë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar për motive pronësie, duke bërë të mundur kështu parandalimin e një tragjedie. Kanë qenë familjarë të dy familjeve që kanë telefonuar policinë duke deklaruar se do i vrisnin.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme.