HomeShowbiz

“Savage x Fenty”/ Rihana kthehet më provokuese se kurrë

Edhe pse ka kohë pa ndonjë projekt të fuqishëm muzikor, Rihana di gjithmone si të tërheqë vëmendje edhe të kthehet menjëherë në kryefjalë të mediave rozë. Një set fotografik për një markë të shquar veshjesh intime dhe kaq mjafton që ajo të “rikthehet” më provokuese se kurrë.

Një prej “pop star“-eve më të famshme në botë, 31-vjeçarja, vendosi të tregojë trupin dhe hiret e saj perfekte, duke pozuar me disa veshje të ndryshme. Veshje që varionin, nga recipetat ngjyrë rozë e deri te fustanellat e tejdukshme ngjyrë të verdhë.

Takat e larta dhe kombinimet e buzëkuqit me ngjyren e reçipetave, si dhe ngjyrën e thonjve me atë të fustanellës, nënë që Rihana të jetë përvëluese ne këtë set fotografish.

Teksa lëkundej në një karrige, ajo ka nxjerrë në pah anën e saj më seksi, e ka pozuar plot hijeshi, duke mbuluar një pjesë të trupit me një çarçaf të bardhë. E si te mos mjaftonte kjo, pjesa më provokuese, vinte përmes gjesteve të saj. Në fotot e publikuara, dallohet se si ajo kalon gishtërinjtë mbi flokë për të nxjerrë më në pah imazhin e saj.

Savage x Fenty” , është linja e veshjeve intime, e hapur më 11 maj 2018 dhe që ka rezultuar shumë e suksesshme për këngëtaren. Në vetëm 40 ditët e para të biznesit, Rihana arkëtoi plot 100 milionë dollarë fitime. Pasuria e tanishme e yllit të popit, llogaritet të jetë rreth 260 milionë dollarë.


TË NGJASHME