HomeShowbiz

Scott Disick dhe Sofia Richie janë sërish bashkë, çifti nuk qëndroi për shumë kohë larg

U tha se Scott Disick dhe Sofia Richie u ndanë pas 3 vitesh lidhje mirëpo dyshja janë sërish në komunikim me njëri tjetrit.

Sipas burimeve të mediave amerikane, modelja 21-vjeçare nuk mund të përballonte më shumë presionin e prezencës së Kourtney Kardashian në lidhjen e tyre.

Eshtë zbuluar se Scott dhe Sofia vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin me mesazhe.

Ndonëse kanë qenë të shumtë ata që kanë menduar se Disick do të rikthehet me mamanë e fëmijëve të tij, duket se miliarderi dhe Sofia mund t’i japin edhe një shanc njëri-tjetrit.

Tashmë na duhet vetëm një miratim i çiftit për të konfirmuar se janë sërish bashkë dhe për të zbehur të gjitha thashethemet që thuhen lart e poshtë.


TË NGJASHME