HomePolitikë

Scott, qëndrimi i Amerikës ndaj marrëdhënies Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, tha se në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës është e nevojshme që palët të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojnë dialogun e tyre.

Sipas të dërguarit të Washingtonit në Beograd, qëndrimi i SHBA-së mbetet i njëjtë – një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai i tha televizionit N1 se debati parlamentar i mbajtur në këtë drejtim ishte i rëndësishëm sepse, siç tha ai, “i dha një shtysë të re nevojës për dialog”.


TË NGJASHME