HomePolitikë

“Së bashku do ta fitojmë këtë luftë”, mesazhi i Yuri Kim pas takimit me Ramën dhe Metën

Gjatë ditës së sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në faqen zyrtare të facebook të ambasadës, amabsadorja ka ndarë disa detaje nga takimi.

Kim tregon se ka përgëzuar Ramën dhe Metën për unitetin e treguar në betejën kundër koronavirusit.

Postimi i plotë:

“Sot bisedova m e Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama, për të shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre të unifikuar, në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu si kanë thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama, kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën ën vijën e zjarrit. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë së bashku, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë.”

#IStayAtHome #UneRriNeShtepi

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, March 23, 2020

TË NGJASHME