HomeShowbiz

Së bashku në Paris, çfarë po ‘kurdisin’ Era Istrefi dhe Julian Perreta?

Era Istrefi dhe partneri i saj i përfolur, Julian Perreta po kalojnë disa ditë fantastike pranë njëri-tjetrit.

Ata ndodhen në Francë, dhe ditën e djeshme vizituan një nga pallatet më magjepsëse në botë, atë të Versajës.

Që prej fillimeve të lidhjes së tyre, Julian Perreta ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të Erës, si ajo e pak javëve më parë ku e quante “Mbretëresha ime”.

Por këtë herë Era ka rezervuar një surprizë me këtë vizitë në Francë.

“Ata nuk janë gati për atë që po vjen”, shkruan këngëtarja krahë fotos.

Mos ndoshta po realizon një videoklip në këtë vend të mrekullueshëm? Apo do të publikojë një këngë të re?

Bashkëpunimi më i fundit i këngëtares shqiptare Era Istrefi, ishte ai me artistët e huaj Yellow Claw dhe Offset, i cili titullohet “Let’s Get Married”.


TË NGJASHME