HomeSociale

Së shpejti helikopterë “Black Hawk” për Forcat Ajrore

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës zyrtare në Pentagon ka firmosur marrëveshjen me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, për pajisjen e forcave ajrore me helikopterët ‘Black Hawk’.

Ministrja në takimin me sekretarin e Mbrojtjes, Patrick Shanahan vlerësoi mbështetjen e ShBA-së, e siguroi zyrtarin e lartë amerikan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleat i denjë.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE. Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi.Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne, sa herë që të lindë nevoja. Ushtarët tanë janë ushtarët tuaj.”


TË NGJASHME