HomeSport

Së shpejti me shtëpi të re, vazhdojnë punimet për stadiumin e Partizanit

Vijojnë me rritmë të shpejta, punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të Partizanit, i cili dalëngadalë po merr formë.

Nëpërmjet një postim në faqen e Facebook, klubi i kuq ka bërë me dije se po punohet shumë dhe se së shpejti punimet në impiantin e ri do të kenë përfunduar. Ndërkohë, janë duke u kryer punimet për instalimet dhe pajisjet e tribunës qëndrorë të stadiumit, teksa ka nisur montimi i konstruksionit të mbulesës së tribunave.

Shanset janë të larta, që në sezonin e ardhshëm, kampionët e Superiores, të kenë shtëpinë e tyre.

POSTIM I PARTIZANIT:

SHTËPIA E KAMPIONËVE

Vijojnë me ritëm të lartë punimet për instalimet dhe pajisjet e Tribunës qëndrore të stadiumit. Tashmë ka nisur montimi i konstruksionit të mbuleses së tribunave.


TË NGJASHME