HomePolitikë

Së shpejti mund të ketë takim ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut?!

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një takim të ri më 5 tetor, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Bisedimet për armët bërthamore u ndërprenë në shkurt të vitit 2019, pas samitit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Vietnam, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Në qershor, Trump dhe Kim ranë dakord të rifillojnë bisedimet, por rezultati ishte i paqartë pasi Koreja e Veriut që nga ajo kohë ka lëshuar disa raketa me rreze të shkurtër, si dhe ka kritikuar SHBA-në për ushtrimet ushtarake me Korenë e Jugut.

Të dyja vendet ranë dakord të zhvillojnë kontakte paraprake më 5 tetor, njoftoi KCNA, duke cituar deklaratën e zëvendës-ministrit të Jashtëm, Cho Son Hui.

Vendi i takimit dhe detaje të tjera nuk janë njoftuar. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha gjatë muajit shtator se Uashingtoni ishte i gatshëm të takohej me zyrtarë të Penjanit.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen midis Koresë së Veriut dhe SHBA për të rifilluar bisedimet më 5 tetor,” tha kabineti i presidentit të Koresë së Jugut, duke shpresuar se ato do të çonin në denuklearizimin të plotë dhe paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean.


TË NGJASHME