HomeSport

Së shpejti në kombëtaren shqiptare, Florian Kamberi krah Gerrard firmos me Rangers në Skoci

Florian Kamberi, sulmuesi që së shpejti do të luajë për kombëtaren shqiptare të futbollit ka bërë një kapërcim të madhe në karrierë.

24- vjeccari është prurja më e re e ekipit të Steven Gerrard, Glasgoë Rangers në Skoci. Nga Hibernian ai tashmë është huazuar tek Rangers/

Kamberi është një sulmues i cili ka lindur në Zyrih të Zvicrës por me origjinë është nga Kosova. Ai është 1.92 m i gjatë.

Ai ka luajtur për moshat e Zvicrës dhe kjo e fundit e ka kërkuar vazhdimisht por ai kishte zgjedhur Shqipërinë, dhe pse nuk mund të luante vitin e kaluar për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Vetëm pak javë më parë FIFA i ka dhënë të drejtë lojtarit të luajë për Shqipërinë.

Tashmë ai do të luajë tek Rangers, teksa më parë në këtë ekip ka luajtur një tjetër sulmues shqiptar, Eros Grezda i cili nuk gjeti hapësirë aty.


TË NGJASHME