HomePolitikë

Seanca gjyqësore, ish-ministri Tahiri mbërrin në Krimet e Rënda

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të mbajtur seancën që u shty për ditën e sotme.

Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 personat e tjerë nën hetim, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, të cilët ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.

Ndërkohë kujtojmë që Gjykata e Katanias ka mbyllur hetimet prej muajsh tashmë ndaj Tahirit, duke e shpallur të pafajshëm.


TË NGJASHME