HomeSport

Sebastian Vettel largohet nga Ferrari pas 5 vitesh

Tashmë është konfirmuar se piloti i famshëm dhe shumë i përfolur i Formula 1, Sebastian Vettel nuk do të jetë më pjesë e skuderisë së Ferrarit.

Përfaqësuesi kryesor i Ferrarit, Mattia Binotto tha në një deklaratë për shtyp se ka ardhur koha që Ferrari dhe Vettel të ndahen dhe ky vendim është marrë nga të dyja palët.

Sukseset e Vettel me Ferrarin në Formula 1 në sezonet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar ndërkohë që të gjithë vëmendjen dhe fitoret i takojnë pilotit tjetër të kësaj skuderie, Charles Leclerc.

Duket se 32-vjeçari nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët me skuadrën e Ferrarit dhe kjo është vënë re edhe nga performancat e tij të dobëta në garë.

Ende nuk dihet se cili pilot do të zëvendësojë Sebastian Vettel në sezonet e ardhshme të Formula 1 dhe nuk dihet as se tek cila skuderi do të transferohet ai. Kujtojmë se Sebastian Vettel i është bashkuar Ferrarit në vitin 2015 dhe mendohej se do të kishte po aq sukses sa Michael Schumacher.


TË NGJASHME