HomePolitikë

Sekretari Amerikan i Shtetit reagon për trágjedinë në Bullgari

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Bullgari, ku nga përplásja e një autobusi humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë, ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken përcolli mesazh ngushëllimi gjithashtu edhe për víktimat në shtëpinë e të moshuarve ku ra zjárr dhe humbën jetën disa persona.

Në Twitter Blinken ka shkruar:

“Departamenti i Shtetit dhe Populli Amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjíke të jetëve në aksídentin e sotëm të autobusit dhe zjárrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.”


TË NGJASHME