HomeJeta në Çift

Seks në telefon? Këshillat që të mos jeni amator

Sa orë në ditë po i kaloni në telefon? Gjithë ditën apo jo. E vetmja gjë që ju ka mbetur të bëni është ‘sexting’ pra seks në telefon. E çuditshme?

Kjo metodë është mjaft e njohur në botë dhe tejet e praktikuar sidomos gjatë periudhës së karantinës. Seksi përmes kamerës së telefonit është zgjidhja e parë që sugjerojnë ekspertët për ju që nuk jetoni bashkë.
Por, çfarë duhet të keni parasysh gjatë “sexting” para se të bëni telefonatën e radhës?

Ndërtoje ngadalë tensionin dhe emocionin

Filloje me ca mesazhe ngacmuese. Flirto me të gjatë ditës dhe kur të dy të keni mbaruar gjithë angazhimet e ditës, le të fillojnë bisedat e zjarrta! Mos u kurseni në foto!

Sigurohu të jesh rehat me veten para seksit në telefon

Ty s’të nxiton dhe s’të detyron askush të flasësh pistë. Duhet ta bësh nëse ndjen ta bësh. Kujdesu që kjo të vijë natyralisht nga bisedat me të. Zhvilloje imagjinatën duke marrë sinjale prej tij dhe kur të jesh gati, merre në telefon.

Mos rri asnjë moment e heshtur

Nëse ka një çast kur duhet të tregosh oratorinë tënde është ky. Sa më shumë përshkrime të detajuara të bësh, aq më tepër ai do të mund të të vizualizojë. Të dy do të mund t’i bashkoheni të njëjtës fantazi dhe ta jetoni sikur të ishit fizikisht bashkë.

Mos harroni të përfshini lodrat gjatë aktit!

Nuk mund të mbetet e gjitha tek fjalët apo jo?! Tregoji partnerit çfarë po përdor dhe çdo gjë tjetër që ai po pret të dëgjojë prej teje.

Në fund, dëgjo partnerin dhe trupin tënd.

Është me rëndësi të jeni të dy në harmoni për një seks telefoni të suksesshëm.