HomeLajmi i Fundit

Sekuestrohen 40 milionë euro drogë, 37 të arrestuar

Gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare janë arrestuar 37 persona në Itali dhe Shqipëri.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa autoritet kanë sekuestruar 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë, vlera e së cilës është 40 milionë euro.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”. Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare  me vlerë deri në 4 milionë euro. Ndërkohë, në mesditë pritet dhe një konferencë e përbashkët shtypi mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.