HomeLajmi i Fundit

Sekuestrohen në portin e Durrësit 500 celularë kontrabandë

Sekuestrohen në portin e Durrësit 500 celularë të markave të fundit të cilët tentoheshin të futeshin në vendin tonë kontrabandë.

Aksioni u zhvillua nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit e cila gjatë kontrolleve të imtësishëm ka evidentuar dhe goditur një rast të kontrabandës.

Mëngjesin e sotëm, në PKK Port Durrës, në vijën e dytë, Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues shtetasin I. F. dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese dhe një sasi rrobash.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sasi eurosh dhe paundësh të cilat po numërohen, po ashtu mësohet se vijon kontrolli i imtësishëm për gjetjen e sendeve të tjera të kundërligjshme.