HomeSociale

Sekuestrohet llogaria bankare me vlerë 120 mijë euro, policia jep detajet

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi nje llogari bankare me vlerë 120.000 euro.

Sipas policise se Fierit llogari eshte ne emer te shtetasit me inicialet T.B. dhe dyshohet se eshte përfituar nga veprimtari kriminale.

“Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Vijon puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.

Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME