HomeShowbiz

Selena Gomez mahnit rrugëve të New York-ut

Aktorja dhe këngëtarja simpatike, Selena Gomez kohët e fundit u ka dhuruar fansave të saj atë që donin, albumi i saj i parë pas pesë vitesh “Rare”.

Së fundi artistja u fotografua me një pamje me stil dhe elegant, pasi doli natën e së hënës për të promovuar albumin në qytetin e New York-ut. Triko i saj ishte pjesërisht e futur nën xhinset me bel të lartë, që e paraqiste me shumë stil. 27-vjeçarja përfundoi pamjen me një palë vathë diamanti. Ajo e kompletoi pamjen e saj me grim të theksuar, me buzëkuq ngjyrë rozë dhe një manikyr të bardhë të freskët. Ndryshe, kujtojmë që Selena u rikthye fuqishëm pas luftës me sëmundjen lupus.


TË NGJASHME