HomeShowbiz

Selena Gomez për herë të parë pjesë e këtij festivali

Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Selena Gomez u tërhoq nga muzika dhe kinematografia për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Por tashmë ajo i është rikthyer në jetës publike dhe profesionit të saj duke u bërë pjesë e shumë aktiviteteve.

Pasi ka performuar në festivalin e përvitshëm në “Coachella”, Selena do të realizojë një tjetër debutim të rëndësishëm në karrierën e saj. Ajo do të parakalojë në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë. Prodhimi kinematografik “The dead don’t die” ku aktorja ka rolin kryesor do të çelë këtë festival.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në twitter nga “The Los Angelos Time”. Kjo do të jetë hera e parë që artistja do të shfaqet në këtë festival.


TË NGJASHME