HomeLajme

Sëmundja Kawasaki, sindroma e rrallë e Covid-19 që po prek fëmijët

Mjekët në të gjithë botën kanë raportuar më shumë raste të një sindrome të rrallë, por potencialisht vdekjeprurëse te fëmijët.

Janë rreth 100 raste të sëmundjes së pazakontë të shfaqura në të paktën gjashtë vende të botës, me mjekë në Britani, SHBA, Francë, Itali, Spanjë dhe Zvicër.

Rastet e para dolën në dritë këtë javë kur kujdesi kombëtar shëndetësor britanik lëshoi një alarm për pediatrinë, për disa fëmijë të pranuar në njësi të kujdesit intensiv me një përzierje të shokimit toksik dhe një gjendje të njohur si sëmundja Kawasaki, një sëmundje inflamatore që prek enën e gjakut, zemrën dhe organet e tjera.

Deri më tani 19 fëmijë janë prekur në Mbretërinë e Bashkuar dhe asnjë nuk ka vdekur.
Mark Gorelik, një specialist që trajton pacientët në Qendrën Mjekësore Universitare “Columbia” në Nju York, tha se të gjithë kishin ethe dhe inflamacion të zemrës dhe zorrëve.
“Tani për tani, ne jemi në fillim të përpjekjes për të kuptuar se çfarë përfaqëson kjo”, tha ai.


TË NGJASHME