HomeShëndeti

Çfarë sëmundjesh janë kërkuar më shumë në Google për vitin 2018

Sapo në trupin e tonë ndjejmë dhimbje gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë për shpjegimin e këtyre dhimbjeve në ‘Google’. Prandaj ne kemi bërë një kërkim se cilat janë sëmundjet më të kërkuara për vitin 2018.

  1. Sëmundja e kancerit

Në Indi, një nga fjalët kyçe të kërkimit të këtij viti ishte kanceri. Kjo mund të ndodhë sepse shumë të famshëm indianë u diagnostikuan me kancer.

  1. Presioni i gjakut

Një tjetër fjalë kyçe e kontrolluar në Indi është presioni i gjakut (BP). Me 1 në çdo 3 persona që vuajnë nga hipertensioni, është e kuptueshme pse është një nga fjalët më të kërkuara në ‘Google’.

  1. Diabeti

Në shumë vende të botës ka shumë individë që vuajnë nga diabeti, gjë që mund të jetë një arsye e madhe pse është një nga më të kërkuarat në vitin 2018. Më shumë se 50 milionë njerëz vuajnë nga diabeti i tipit 2 në Indi.

  1. Ethe tropikale

Gati 10.000 raste u diagnostikuan këtë vit në Indi me këtë sëmundje, ja pse kjo është një nga më të kërkuarat gjithashtu.

  1. Pagjumësia

Ndërmjet 10% dhe 30% e të rriturve kanë pagjumësi në çdo moment të caktuar dhe deri në gjysmën e njerëzve kanë pagjumësi në një vit të caktuar. Rreth 6% e njerëzve kanë pagjumësi që nuk është për shkak të një problemi tjetër dhe zgjat më shumë se një muaj. Njerëzit mbi moshën 65 vjeç janë prekur më shpesh sesa të rinjtë. Femrat janë më shpesh të prekura sesa meshkujt. Pagjumësia është 40% më e zakonshme në gratë sesa në meshkuj. Kjo është një nga arsyet pse është kërkuar më së shumti duke u kthyer në një faktor shqetësues për shëndetin.


TË NGJASHME